Nuk qetësohet Adriatiku. Pas lëkundjes së orës 14:00 me magnitudë 2.8 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë, që sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane EMSC, ishte e magnitudës 5.9 Rihter.
Epiqendra ndodhet rreth 70 kilometra nga brigjet italiane të Pulias. Tërmeti eshte ndjere ne Kampania, Abruzzo, Molise, por edhe ne Kroaci.
Siç raporton Il Messaggero, lëkundja sizmike ka shkaktuar panik mes banorëve.





