Skënder Vathi, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias më 25 Shkurt në Tiranë, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.

Mësohet se Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg, ndërsa nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e Sofisë

Ndërkohë, Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ankim në Apel.  I vetmi që e ka pranuar krimin është 24-vjeçari Shyti.