TEXAS, 20 mars 2013 – Në Dallas, Texas, 43-vjeçarja e cila arriti t’i mbijetojë kancerit, Angelica Vazquez qëlloi me armë zjarri të shoqin dhe dy fëmijët e saj 18 dhe 21 vjeç, përpara se t’i jepte fund jetës.

Ngjarja e rëndë u sinjalizua në polici nga fqinjët e familjes Vazquez, të cilët dëgjuan të shtëna me armë, por nuk u panë dëmtime në banesë, për të provuar se persona të panjohur kishin hyrë forcërisht.

Pesë ditë pas ngjarjes njëri nga hetuesit mbërriti në banesën e të ndjerëve dhe gjeti kutinë postare plot me letra dhe gazeta, duke bërë që të thërrasë përforcime dhe të hyjnë brenda.

Pasi hapën derën, agjentët gjetën katër trupat e pajetë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake thuhet se gruaja në kushte të rënduara psikologjike pas betejës së stërgjatë me kancerin, u kishte marrë jetën fëmijëve dhe bashkëshortit të saj.