LONDER, 18 mars 2013– Margaret Thatcher dhe Francois Mitterrand, kanë flirtuar gjatë takimeve të tyre zyrtare në vitet ’80.

Një fakt të tillë e nxjerr në dritë në librin e saj Gillian Shepard, bashkëpunëtorja e ish kryeministres britanike. 

Libri 'The Real Iron Lady' (Zonja e hekurt e vërtetë) nxjerr në pah anët e panjohura dhe detaje të paditura mbi jetën e të vetmes kryeministre grua në Britaninë e madhe.

Sipas Shepard, ish presidenti francez kishte një admirim të veçantë për zonjën e hekurt.

''Mitterrand mendonte se ajo ishte shumë tërheqëse dhe pa dyshim kishte një tërheqje seksuale mes të dyve'', shkruan Shepard në librin e saj.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/