STOKHOLM, 18 mars 2013– Kina ka kaluar Britaninë e madhe e cila mbante vendin e 5 për eksportim armësh, bën të ditur instituti ndërkombëtar i Stokholmit (SIPRI).
Eksporti kinez i armëve është rritur për 162 përqind në periudhën 2009 – 2012, behet i ditur në raportin e SIPRI.
Blerës me i madh i armëve Kineze është Pakistani, që mer pjesë me 55 përqind. Pasojnë Mjanmari me 8 përqind dhe Bangladeshi me 7 përqind.
Pekini ka shitur 8 avion transporti Venecuelës si dhe 54 tankse Marokos.
Eksportuesi më i madh i armëve vazhdon të jetë SHBA me 30 përqind nga eksporti i përgjithshëm në periudhën 2008 – 2012.
Rusia është në vendin e dytë me 26 përqind, Gjermania është e treta me 7 përqind, Franca e katërta me 6 përqind, bëhet e ditur në raportin e SIPRI.
Britania e Madhe nga vendi i pestë ka rënë në të gjashtin, çka shënon dukuri për herë të parë që nga mbledhja e të dhënave për këtë qëllim që nga viti 1950.