Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku zona perëndimore do të mbizotërohet nga moti i kthjellët pothuajse gjithë ditën.
Sipas MeteoAlb, vranësirat e pakta pritet të jenë më prezente përgjatë shtrirjes Lindore dhe në Jug të vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.





