SHBA, 14 mars 2013– Policia amerikane ka thënë se arrestoi një person 32 vjeçar që është akuzuar në Florida se ka ndjekur në mënyre jo legjitime vajzën e Donald Trumpit, Ivankën.
TMZ shkruan se John Eugene Enabnit u arrestua në dhomën e tij të hotelit në Doral ku po qëndronte edhe 31 vjeçarja e cila po merrte pjesë në një turne golfi.
Enabit është duke u mbajtur në paraburgim për thyerje të lirimit me kusht pasi kishte qenë i denoncuar nga Ivanka edhe më herët.
32 vjeçari është akuzuar në muajin shkurt pasi në mënyre të vazhdueshme ka ndjekur vajzën e Donald Trump deri në banesën e saj në Manhatan dhe i ka kërkuar të flasë me të.