VENEZUELE, 13 mars 2013– Autoritetet e Venezuelës kanë nw plan të fillojnë një hetim zyrtar në lidhje me versionin e helmimit të mundshëm të Presidentit të vendit Hugo Chavez, deklaroi Nicolas Maduro, i ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Presidentit të Venezuelës, për kanalin televiziv lokal TeleSUR.
Sipas Nicolas Maduro, pikërisht helmimi u bë shkas i zhvillimit të shpejtë e të befasishëm të kancerit, si dhe vdekjes së Presidentit.
Ndërkohë, kundërshtarët e politikës së Presidentit Hugo Chavez mendojnë se udhëheqja e vendit me "hetimin e helmimit" synon të shpërqendrojë vëmendjen e popullit nga problemet e përditshme.
Hugo Chavez ndërroi jetë në Karakas më 5 mars të këtij viti.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/