HONG KONG, 13 mars 2013– Një punëtor ndërtimi, që i fishkëlleu në fytyrë një polici në Hong Kong gjatë një proteste, është dënuar me gjashtë javë burg.
Ki Chun-kei insiston se ishte i dehur dhe se nuk e dinte se polici ishte aq afër.
Por oficeri i policisë thotë se ai u shurdhua për tre sekonda për shkak të fishkëllimës.
Kjo bëri që gjykatësi të vendosë për dënimin e demonstruesit.
Ki, 50 vjeç, po merrte pjesë në një protestë të përvitshme kundër dorëzimit të Hong Kongut tek Kina nga Britania e Madhe.
Ai është kapur në kamera kur i afrohet policit, duke i fishkëllyer në vesh.
Gjykatësi tha se ai ka të drejtë të marrë pjesë në protestë, por nuk lejohet përdorimi i paligjshëm i forcës.