IRAN, 12 mars 2013 – Klerikët e lartë iranianë dënuan Presidentin e Iranit Mahmud Ahmadinexhad për faktin që ai përqafoi nënën e Hugo Chavez gjatë varrimit të këtij të fundit. Sipas klerikëve të vendit islamik veprimi i Presidentit ishte "sjellje e papërshtatshme, e pahijshme" dhe "klounadë", njoftojnë ditën e martë mediat lokale. 

Ligjet islamike të Iranit ndalojnë kontaktin fizik midis një burri dhe një gruaje, të cilët nuk janë të njerëz të afërm (kushërinj).

Klerikët dënuan gjithashtu edhe përmbajtjen e letrës që Mahmud Ahmadinexhad u drejtoi venezuelianëve, ku Presidenti iranian e quante Hugo Chavez martir, dhe sipas tij ai do të ringjallet dhe do të kthehet në Tokë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/