Megjithëse ka marrë një Oscar, duket se aventurat e Adeles nuk do të përfundojnë vetëm me këtë çmim.

Raportohet se 24 vjeçarja, është ftuar të këndojë në ceremoninë e ditëlindjes së Michelle Obamës.

Vitin tjetër, zonja e parë e Amerikës do të mbahë një aheng për nder të ditëlindjes së saj të 50-të.

Thuhet se Michelle është fanse e madhe e Adeles dhe Beyonces dhe për këtë, që të dyja janë ftuar të këndojnë për të.

“Zonja e Parë amerikane do të mbajë një aheng të madh për ditën e lindjes së saj në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardshëm dhe derisa ajo adhuron Beyoncen dhe Adelen, ajo i ka pyetur ato nëse janë të lira të jenë pjesëmarrëse në ditëlindjen e saj”, ka thënë një burim për Daily Mail.

Performanca e fundit e Adeles ishte ajo një ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar. Ajo u paraqit aty për herë të dytë gjatë asaj nate, që prej se kur ka lindur djalin e saj Angelo.

Obama ndërkohë ishte paraqitur gjatë ndarjes së çmimeve Oscar me anë të një videoje, ku edhe kishte ndarë çmimin për Fotografinë më të mirë, e cila kishte shkuar për Benn Afflec në filmin “Argo”.