AFGANISTAN, 10 mars 2013- Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se përfaqësuesit e talibanëve janë duke zhvilluar bisedime “në baza ditore” me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Karzai ka thënë se takimet kanë ndodhur në “vende evropiane dhe të gjirit”, pavarësisht faktit se talibanët kanë raportuar ndërprerjen e kontakteve me SHBA-në vitin e kaluar.
“Bisedimet ndërmjet talibanëve, amerikanëve dhe të huajve në Evropë dhe vende të Gjirit zhvillohen në baza ditore”, ka deklaruar Karzai.
Ai po ashtu ka thënë se talibanët vazhdojnë të kryejnë sulme anembanë Afganistanit “për të treguar fuqinë e tyre para Shteteve të Bashkuara”.
SHBA nuk u është përgjigjur ende deklaratave të Karzait.