Policia njofton se ka proceduar penalisht teknikun e sektorit dhe brigadierin e një subjekti minerar në Bulqizë, ku një ditë më parë mbeti i plagosur minatori Edison Beka 31 vjeç.
Sipas policisë të proceduarit janë A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar) si dhe F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit : A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar). F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. “, njftojnë burimet zyrtare.
Mësohet se i plagosuri me detyrë fadromist është aksidentuar në nivelin e 16 të minierës. 31-vjeçarit i ka rënë një masiv gurësh dhe ka dëmtime në gjoks dhe këmbë.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë manovrimi i fadromës brenda në galeri duke dëmtuar strukturën armatike me profile metalike në zonën e Qafë Buallit. Për shkak të plagëve të marra, minatori është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumë në Tiranë.





