Një 30-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për përdhunimin e një 15-vjeçareje.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.“, njoftojnë burimet zyrtare.
Në lidhje me këtë rast, BalaknWeb raporton se e reja ishte larguar nga banesa pas një debati në familje. Gjatë këtyre orëve kishte njohur 30-vjeçarin i cili ishte ofruar për ta ndihmuar dhe më pas kreu marrëdhënie me të miturën me dhunë pa dëshirën e saj.
Pas ngjarjes vajza është kthyer në shtëpi dhe ka treguar ngjarjen dhe menjëherë është bërë kallëzimi në polici për 30-vjeçarin.





