Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. 

Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njëri prej shoferëve mësohet të ketë shkaktuar edhe një aksident me pasojë vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit: 

G. X., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale; 

Sh. B., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

B. Z., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.