POLONI, 07 mars 2013 – Kryeministri i Polonisë Donald Tusk kohët e fundit ka marrë tre letra kërcënuese me vdekje, dy letra janë dërguar në shtëpinë e tij, ndërsa një tjetër në zyrë. Policia dhe shërbimet e sigurisë polake po hetojnë.

Kërcënimet lidhen me gjykimin e tifozit ultras të futbollit të akuzuar për trafik amfetamine. Nëse ai shpallet fajtor, ai mund të dënohet me 10 vjet burg.

Disa tifozë të futbollit besojnë se nën maskën e luftës kundër trafikantëve të drogës autoritetet po përndjekin tifozët ultras.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/