Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi iu janë sekuestruar 8 kg kokainë dhe 14 kg kanabis.

Shqiptari e kishte fshehur drogën brenda makinës, e cila u zbulua pas kontrollit të imtësishëm nga agjentët.

Kokaina ishte e ndarë në 16 pako, ndërsa kanabisi ishte vendosur në 13 pako të tjera.

Ndërkohë, autoritetet greke vijojnë hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut.