Shqiptari Roland Bushi është dënuar me burgim të përjetshëm pasi qëlloi për vdekje me thikë 33-vjeçaren moldave në Abruzzo të Italisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 shtator të vitit 2019, në kopshtin e shtëpisë së viktimës. Dyshohet se ngjarja makabër ka ndodhur për motive xhelozie, pasi 33-vjeçarja refuzoi të dilte me shqiptarin.

E reja i është nënshtruar 6 operacioneve pas sulmit me thikë nga shqiptari, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe vdiq pas 45 ditëve.