Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare Sheik Hamdan, ministër i Financave në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njeriu i dytë më i fuqishëm në Dubai.

Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i tij i madh, njëherazi dhe kryeministri i Emirateve, Mohammed bin Rashid, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

“Ne i përkasim Zotit dhe do t’i kthehemi Atij … I dashur Zot, ki mëshirë për vëllain tim të dashur, mbështete dhe shoqëroje”, shkroi Sheik Mohammed bin Rashid në Twitter.

Hamdan, ka mbajtur postin e ministrit të Financave në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga viti 1971 deri më tani, ndërsa në vitin 2006, u bë njeriu i dytë i Dubait.

Ai ishte djali i dytë i sundimtarit të ndjerë të Emirateve të Bashkuara Arabem Rashid bin Saeed Al Maktoum dhe vëllai i madh i nënkryetarit aktual dhe kryeministrit të Emirateve, Mohammed bin Rashid.