DURRES, 27 shkurt 2013- Flet kryetari i partisë socialiste të Rrethit Durrës Gentian Bejko

Sapo ka përfunduar konferenca e PS që ishte në një frymë perëndimore dhe një risi në politikën shqiptare për programin por edhe paraqitjen e tij, cili është komenti juaj? 

Konferenca Kombetare e Partise Socialise per prezantimin e programit qeverises se saj ishte fryt i nje pune te gjate dhe serioze te nje grupi shume te madh personash dhe personaliteteve si te strukturave te partise por edhe jashte saj, si nje bashkebunim progresist, objektiv, dhe europian.  Ky program dhe prezantimi i tij eshte pjese e rrugetimit te strategjise dhe vizionit te Partise Socialiste per Europianizimin e Shqiperise, pasi ky rrugetim  do te vijoj me punen e te gjitha strukturave te partise jo vetem ne bazen e saj por per te bere te mundur perqafimin e ketij programi nga c’do qytetar. Serioziteti, perkushtimi dhe gjithperfshirja, si ne kete program, eshte edhe projeksioni i  Patrise Socialiste per qeverisjen dhe per te ardhmen e Shqiperise. Pas zgjedhjeve te 23 Qershorit ky program do te marri jete duke u shkeputur njehere e mire nga ky degradim social qe ka perfshire cdo qelize te shoqerise dhe fillimin e nje epoke te re te Shqiperise, Rilindjen Kombetare.

Besoni se PS do ti fitojë zgjedhjet dhe ku e bazoni këtë besim?

Fitorja e Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare eshte e sigurte, jane disa faktor qe e bejne te mundeshme dhe te domosdoshme. Programi yne eshte nje shprehje e qarte e qasjes qe ka Partia Socialiste per menyren dhe vizionin qeverises perkundrejt degradimit te kesaj qeverije, deri ne degjenerim total te te gjitha institucioneve shtetrore, te varurar apo te pavarura. Kjo situat patjeter qe duhet te marr fund dhe kjo kerkohet nga e gjithe shoqeria, dhe kete deshire e ndjen, e degjon, e shikon kudo. Partia Socialise, te gjitha strukturat e saj jane te angazhuara maksimalisht, qe kete fitore te sigurte ta bejne te padiskutueshme.

Si është e organizuar PS në rang rrethi dhe a ka filluar fushata në këto zona?

Partia Socialiste e Rrethit te Durresit, ashtu si ne te gjitha rrethet, pas kongresit te fundit, hyri ne nje proces riorganizimi, per te permirsuar strukturat e saj ne te gjitha nivelet duke krijuar hapsira per energji te reja brenda saj, dhe sot  jemi me te gatshem se kurr per tu perballur me betejen e ardhshme elektorale.
 

Ajo që theksohet çdo ditë e më shumë është mbrojtja e votës, a ka një strategji për këtë qëllim dhe si do të organizojë PS këtë ,brojtje të votës?

Pa dyshim qe mbrojtja e votes eshte nje shqetesimiet me te rendesishme tonat dhe te qytetareve, dhe ne patjeter qe do ta mbrojme voten e cdo qytetari. Ashtu sic permenda edhe me lart nje nga qellimet e riorganizimit te partise gjate kesaj perjudhe ka qene edhe pikerisht mbrojtja e votes, por ne gjithashtu kemi shembuj konkrete ne rrethin e Durresit pozitiv te mbrojtjes se votes, dhe keto shembuj do te jene baze e strategjise tone, gjithashtu edhe kontributi qytetar do te jete nje ndihme me shume ne kete strategji.

A do të jeni ju kandidat në listën e sigurtë dhe si e parashikoni ju organizimin dhe menaxhimin zgjedhor?  

Si Kryetar i Partise Socialiste te Rrethit te Durrsit, une kam pergjegjesine dhe detyrimin te punoj sa me shume per te bere te mundur, me ndihmen e te gjitha strukturave ne rreth, fitoren e Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare, dhe kete detyre po perpiqem ta realizoj ne bashkepunim me te gjithe faktoret e Partise ne Rreth, per te cilet gjej rastin ti falenderoj perzemersisht per punen dhe kontributin vullnetar te palodhur, duke ravjzuar gradualisht grupet e punes te cilat do te perforcohen edhe me shume mbas vendimit te strukturave me te larta te Partise Socialiste.

A ka nisur e ashpër fushata elektorale dhe a ka filluar të ndjehet presioni i pushtetit?

Fushata ligjerisht nuk ka filluar ende, por pesha e presionit qe pushetit ka kohe qe ndijehet, ashtu si ne administraten shtetrore, por edhe nepermjet saj tek bisnesi, apo edhe tek individ te vecante. Presione nepermjet administrates tatimore tek bisneset nepermjet gjobave fiktive apo abuzive, dhe me pas Kryetari i “fal” ato ne kembim te kontributit partiak. E njejta situat edhe ne mjeksi, ku drejtori ben presion mjekeve te vihen ne sherbim te interesave te PD per zgjedhjet, apo ne arsim akoma edhe me keq ku mesuesit behen preh e presioneve per nota fiktive, apo pjesmarrje mitingjesh me detyrim, apo akoma dhe me keq propagandues te partise demokratike neper ambjente shkollore. Raste te tilla ka plot, por megjithe ate edhe ne baze te bisedave me bisnese, punonjes administrate, apo edhe individ te vecante kjo nuk ben gje tjeter pervec se rrit pakenaqesine qytetare, dhe padurimin e largimit te kesaj qeverije sa me pare

Si i komentoni skandalet e fundit sidomos në arsim ku nxënësve u bëhet presion për tu anëtarësuar në PD?

Per mendimin tim keto sjellje jane me shume se skandale, keto shprehin hapur dhe qarte degjenerimin e sistemit arsimor qe duhet te perfundoj para se te kthehet ne nje tragjedi kombetare, pasi keta persona te ashtequajtur mesues, jo vetem njollosin dhe diskretitojne imazhin e nje profesioni aq te nderuar, por deformojne  moralin dhe karakterin e brezit te ri, qe eshte e ardhmja.

Cili është koment juaj për shëndetësinë e arsimin dhe gjendjen e mjeruar të këyre sektorëve sidomos në komunat e Durrësit?

Cdo kush e sheh dhe e prek perdite gjendjen e mjeruar qe kane jo vetem keta dy sektor por ne cdo sektor tjeter paraqitet e njejta situat dhe nuk ka se si sektor te vecante ti shpetojne kesaj gjendje. Kudo mbizotron paaftesia, militantizmi, korrupsioni. Mesues qe nuk dine te shkruajne e te lexojne, mjeke qe nuk dine te kurojne, polici qe nuk parandalon, gjykate qe nuk gjykon. Dhe kjo gjndje eshte reflektim i vizionit te qeverise dhe te Kryeministrit. Kam degjuar shpesh here Kryeministrin kur thote “ Situata eshte nen kontroll” …

Nën kontrollin e kujt ? Të tijin ?!!

Partia Socialiste është e bindur që do të fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe akoma me e bindur per ndryshimin rrenjesor qe do te ndodhi pas ketyre zgjedhjeve !

/Marrë nga Gazeta Bulevard/