Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla është krimineli më i rrezikshëm që futet në parlament. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Balla është akuzuar se ka porositur vrasje.

Sipas tij, Balla është regjistruar në telefonata me Mario Çelën në të cilën bën pazare ku Çela i ka vendosur kusht Ballës arrestimin e bandës rivale të Çelajve në Elbasan që ai ti garantojë votat në Elbasan.

“Pas Edi Ramës, lubi Ballukut, Taulant Balla është krimineli më i rrezikshëm që futet në atë parlament. Çfarë përfaqëson Taulant Balla. Është akuzuar se ka porositur vrasje, ka regjistrime që ka porositur vrasje, është gjetur në telefona të regjistruar si porositës vrasjesh dhe këto regjistrime janë shkatërruar dhe djegur me një procesverbal me vendim të një gjykatësi e prokurori dhe ai procesverbal është bërë publik. Është regjistruar në telefonata me Mario Çelën në të cilën bën pazare ku Çela i ka vendosur kusht Ballës arrestimin e bandës rivale të Çelajve në Elbasan që ai ti garantojë votat në Elbasan. Kushti është plotësuar,” tha Berisha.