Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Fier.

Mësohet se një i moshuar është gjetur i mbytur në pusin e tij, në fshatin Agim. Policia njofton se viktimë është 74-vjeçari J. S., i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pus.

“Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar”, thuhet në njoftimin e policisë.