EDIMBURG, 24 shkurt 2013– Hera e parë, në vitin 2012, nuk shkoi mirë, pasi mashkulli Yang ishte shumë në ankth lidhur me çiftimin dhe për pasojë dështoi.

Por këtë herë stafi i kopshtit zoologjik të Edimburgut në Skoci po përgatit terrenin e duhur për çiftimin e dy pandave të tyre.

Muzikë, dietë dhe relaks. Kjo është ajo çfarë po u ofrohet këto ditë pandave Yang Guan dhe Tian Tian, të cilët mund të sjellin në jetë ekzemplarin e parë që do të lindë në këtë kopësht zoologjik.

Sipas stafit të kopshtit në fjalë, muzika mund t’u krijojë pandave atmosferën dhe humorin e duhur për t’u çiftëzuar.