GJERMANI, 24 shkurt 2013 – Një vajzë e re, e quajtur Cloe, ekspozon të pasmet në kamera dhe vendos çmimin e saj në një faqe për escort- girls. Një orë e gjysëm me bukuroshen nga Hamburgu i Gjermanisë kushtojnë 370 euro. Shampanja është pija e saj e preferuar.

370 euro për Cloe, që në të vërtetë quhet Cecila H, janë para xhepi. Natyrisht në rrethana normale. Vajza 26- vjeçare është bija e një multimilioneri, një sipërmarrës mode.

Por jeta e saj nuk është normale. Prej kohësh punon si prostitutë për të financuar varësinë ndaj heroinës. Javën e shkuar jeta e saj tragjike pati pikën më të ulët. Në një hotel, ajo vrau personin që i shiste drogën.

Fotot e saj me duar të përgjakura kanë bërë xhiron e Gjermanisë. “Më dhemb shumë,” thotë mamaja, që jeton në një lagje luksoze dhe udhëton me Porsche dhe Mini Cabrio.

Vajza e saj shkonte në shkollë private, festonte me klasën e lartë, bënte pushime në Saint Tropez. “Miqtë e gabuar ia bënë këtë”,- thotë mamaja e saj për revistën Bild.

“Mama, droga është gjëja më e rëndësishme në jetën time,” i kishte thënë ajo të ëmës. Madje droga është më e rëndësishme edhe se djali i vogël i saj 3 vjeç, që rritet me prindërit tani.