Një filmim i AsapScience liston disa rezultate mbi këtë temë që prek konsumatorët e materialeve të ndaluara për moshën nën 18 vjeç

Varësia nga porno është reale, bën keq, apo denoncimi i saj bazohet në një paragjykim të mbështetur nga ata që janë të brishtë ndaj artit erotik? Një video e AsapScience, rrjet që prodhon materiale shkencore dhe i përhap në rrjetet sociale, evidenton efektet negativë të konsumit të tepruar të materialit "hard".

Ky filmim liston disa rezultate mbi këtë temë që prek konsumatorët e materialeve të ndaluara për moshën nën 18 vjeç. "E vërteta jo aq shumë shokuese është se pornografia ka pasoja të thella në trurin dhe mënyrën sesi veprojmë. Për shumë aspekte është tepër e ngjashme me një drogë". Imazhet me "drita të kuqe", siç mund të shihen në video, mund të shkaktojnë humbje kontrolli dhe nevojën për të shikuar gjithmonë e më shumë nëse konsumohen sasi të tepruara videosh.

Pikërisht, si një drogë, porno mund të riaktivizojë fluksin e dopaminës drejt trurin, duke na transmetuar kështu një ndjenjë mirëqenieje, që të bën të përsërisësh sjelljen, derisa kthehet në një varësi.