Ngjyrat e modës për sezonin Pranverë/Verë 2013 do të jenë 10 sipas Fashion Color Report Pantone. Gjatë javëve te modës janë vëzhguar jo vetëm veshjet, format, kombinimet dhe tendencat qe do te jene me cool gjate muajve te ngrohte por edhe cilat do te jene nuancat me interesante. Jeni gati te rinovoni gardërobën tuaj? Mes ngjyrave fituese janë spikatur tonalitetet e jeshiles, blusë, nuancat pastel dhe disa ngjyra te ndezura, te gjitha për ti kombinuar me kujdes ekstrem.
Moda pranvere/vere 2013 do te këtë rregullat e saj: ka shume must have. aksesore dhe veshje te cilat nuk mund te mungojnë ne dollapin tone! Ka dhe ngjyra te preferuara dhe te tjera për tu evituar. Fashion Color Report Pantone shfaq ngjyrat e modës për sezonin pranvere/vere 2013 duke filluar nga Monaco Blue, Dusk Blue, Emerald, Grayed Jade, Linen, Poppy Red, African Violets, Tender Shoots, Lemon Zest dhe Nectarine.
Ngjyra jeshile smerald është kurorëzuar si ngjyra me interesante e sezonit pranvere/vere 2013. Këtë e ngjyre e ka propozuar me vendosmëri maison Erdem, e cila e ka reklamuar këtë ngjyre ne te gjitha veshjet dhe aksesoret e saj. Ngjyrës jeshile smerald i bashkohet ngjyra Grayed Jade, nje variant i ngjyrës se verdhe, këtë ngjyre e ka propozuar Alberta Ferretti, e cila ka sjelle ne pasarel një seri me veshje ne këtë nuance.
Shume te bukura janë dhe veshjet e propozuara ne ngjyrën blu për muajt e ngrohte. E para quhet Monaco Blue, nje ngjyre e thelle, e cila është pare ne sfilata te ndryshme si Giorgio Armani, Eliee Saab dhe Charlotte Ronson. Me delikate paraqitet ngjyra Dusk Blue. Nje ngjyre shume delikate dhe femerore eshte ngjyra African Violets, një nuance shume e afërt me ngjyrën lejla. Ngjyra Linen është me siguri ngjyra me neutro, mes ngjyrës bezhe dhe atë pluhur, është pare te sfiloje ne shume koleksione mes te cilave dhe nga maison Valentino.
Ngjyra e portokallte do te jete nder ngjyrat protagoniste e sezonit te ngrohte, ngjyra Nectarine, vjen shume delikate si nuance. Dëshironi ti jepni freski gardërobës tuaj ne sezonin e ngrohte? Atëherë synoni per ngjyren Lemon Zest, është një ngjyre limoni e theksuar, dhe Tender Shoots, një variant e ngjyrës jeshile fluo. Për mbrëmjet shik dhe romantike, provoni ngjyrën Poppy Red, një e kuqe e thelle e mrekullueshme, e cila ka mrekulluar sidomos ne pasarelen e Eliee Saab.