Në një botë ku gratë janë të bombarduara me imazhe topmodelesh, të sajuara madje me photoshop, një fotograf ka nisur një mision: të bëjë të ndjehen mirë gratë normale, për të lavdëruar bukurinë natyrore të trupit lakuriq të femrës.
Matt Blum dhe gruaja e tij Katy, të dy amerikanë, kanë nisur projektin në vitin 2005 për të realizuar foto nudo të femrave normale dhe kanë fotografuar më shumë se 150 gra në ambjentet e shtëpive të tyre.
“Mendoj se gratë gjykohen ashpër nga pamja. Por femrat nuk duhet të ndjehen të turpëruara me trupin e tyre”, thotë Matt.
Ai shpreson se përvoja inkurajon gratë për të përqafuar formën e tyre trupore dhe të mos ndjehen të turpëruara në trupat e tyre.
Dhe në fakt projekti ka dhënë fryte, pasi femrat e fotografuara thonë se ndjehen mirë me trupin e tyre. Gratë janë të të gjitha ngjyrave, formave dhe madhësive.
Të gjitha gratë duhet të jenë mbi 21 vjeç për të marrë pjesë dhe duhet të nënshkruajnë një deklaratë para xhirimit.
"Nga ajo që unë kam përjetuar, 99 përqind e grave që kanë marrë pjesë më kanë thënë se ata e panë veten ndryshe nga sa e mendonin nëpërmjet fotove dhe se ata ndjehen më të bukura" tha Blum në një diskutim.





