ANGLI, 23 shkurt 2013 – Një treshe nga Britania e Madhe, Jess, Greta dhe Luke mendoi në vitin 2011 sesi të gjente një mënyrë sa më origjinale për t’i bërë reklamë recetave të tyre të kuzhinës. Dhe mënyra më e mirë për t’i reklamuar gatimet e tyre ishte ekspozimi i pjatave të përgatitura së bashku me trupat nudo të tyre. Blogu i tyre në internet që deri tani numëron mijëra ndjekës ka tërhequr vëmendjen edhe të Daily Mail, që i ka kushtuar atyre një shkrim.
Sipas njërit prej themeluesve të blogut, Jess shprehet se ata nuk kanë për qëllim të publikojnë fotot e tyre nudo për qëllime erotike, por për t’i dhënë një mesazh njerëzve, që ata të kenë një përfytyrim pozitiv për trupin e tyre. Sipas tij, në këtë botë kur Photoshopi rregullon gjithçka ekspozimi i trupit nudo pa asnjë ndërhyrje kompjuterike është një kritikë e fortë sociale për kohën që jetojmë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/