PORTUGALI, 20 shkurt 2013– Sasi rekord kartëmonedhash sekuestrohet nga autoritetet portugeze.
Mediat bënë me dije se 1 901 kartëmonedha false të prerjes 200 euro, e barabartë me shumën 380 200 euro, janë bllokuar.
”Operacioni është zhvilluar të martën pasdite në qytetin e Portos, më i madhi në veri të vendit, ku u arrestua një 46-vjeçar me nënshtetësi të huaj”, njoftoi sot policia gjyqësore portugeze.
”Kjo sasi eurosh, e falsifikuar me një cilësi të jashtëzakonshme, përbën një rekord botëror të falsifikimit të euros”, thanë burimet nga policia.