Nis mbjellja e palmave në rrugën hyrëse të Durrësit.

“Po merr formë investimi për transformimin e rrugës “Adria”, një projekt që synon të ndryshojë pamjen e hyrjes kryesore të qytetit të Durrësit.

Investimi përfshin rehabilitimin e plotë të gjithë aksit rrugor, rikonstruksionin e trotuareve, ndriçimin modern dhe gjelbërimin përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës.

Ky investim do ta bëjë hyrjen e qytetit më të bukur, më funksionale dhe më mikpritëse për banorët dhe vizitorët”, shkruan kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako në rrjete sociale.