Një shofere 55-vjeçare ka aksidentuar një fëmijë të mitur ndërsa drejtonte makinën në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.
Nga burimet zyrtare mësohet se ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.”, njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





