BELGJIKE, 19 shkurt 2013- Persona të armatosur kanë kryer një vjedhje spektakolare në aeroportin e Brukselit Zaventem.
Autorët kanë arritur të marrin 10 kg diamantë që vlejnë 350 mln euro.
Një furgon që mbante gurët e çmuar të cilët do të transportoheshin drejt Zvicrës është sulmuar nga 8 persona të armatosur.
Gjatë sulmit nuk është qëlluar me armë, nuk ka pasur as të plagosur. Një nga dy makinat që u përdorën për sulmin, u gjet më pas e djegur, jo shumë larg aeroportit.