IZRAEL, 19 shkurt 2013– Izraeli në mënyrë të fshehtë mësohet të ketë burgosur një shtetas australian i cili më herët kishte punuar si agjent i shërbimit sekret izraelit Mossad.
Ky person akuzohet se ka nxjerrë sekrete të punës së tij si agjent dhe lajmi është konfirmuar në një program lajmesh në Australi.
ABC News thotë se Ben Zygier dyshohet se ka informuar autoritetet australiane të sigurisë për lëvizjet e Mossad.
Javën e kaluar ABC e identifikoi B.Zygier si një të burgosur anonim ekzistencën e të cilit Izraeli nuk e pohonte asnjëherë.