Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër arsimtareje në vendin tonë.
Bëhet fjalë për mësuesen nga Rrësheni, 41-vjeçaren Manjola Pepkolaj (Nikolli).
Lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme e kanë dhënë familjarët e saj.
41-vjeçarja e cila ishte nënë e një vajze ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19.