RUSI, 18 shkurt 2013 – Numri i miliarderëve në Rusi ka arritur një rekord të pa vendosur më parë. Sipas revistës "CEO" 131 pasanikë në Rusi kanë një pasuri mbi 1 miliard dollarë.

Gjatë një viti numri i miliarderëve u rrit me 11 persona. Në vitin 2012, sipas të dhënave të revistës, në Rusi kishte 120 persona me një pasuri më shumë se 1 miliard dollarë, ndërsa një vit më parë llogariteshin 114 të tillë. Treguesi më i ulët u regjistrua gjatë krizës së vitit 2009, kur Rusia kishte vetëm 49 miliarderë.

Njeriu më i pasur i Rusisë është shpallur pronari i kompanisë "Metalloinvest" (russ. "Металлоинвест") Alisher Usmanov, pasuria e të cilit vlerësohet në 18.72 miliardë dollarë.