RUSI – Një mundës rus, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008 është qëlluar me armë zjarri, duke u plagosur rëndë.
Bakhtiyar Akhmedov u dërgua me urgjencë në një spital, në jug të Dagestanit, pasi kishte marrë një plumb në stomak.
Lajmi u bë i ditur nga trajneri i Akhmedov, ndërsa policia deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ngjarjen.
Akhmedov në Lojërat Olimpike të Pekinit arriti të shkonte deri në finale të peshës 120 kg, më pas u mund nga Artur Taymazov.