Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të japë dorëheqjen nga posti i deputetit. Haradinaj ka arritur në Kuvend ku do të zhvillohet seanca e konstituimit teksa ka mbledhur grupin parlamentar për të marrë vendimin mbi votimit.

Ai konfirmoi se do të jetë deputet në këtë legjislaturë dhe nuk do të japë dorëheqje si herën e kaluar. Haradinaj tha se shef i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Besnik Tahiri.

Sa i përket zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës që është propozuar emri i Glauk Konjufcës, u shpreh se tani do të mblidhet grupi i tyre parlamentar dhe do të vendosin.