PAKISTAN– Shkon në 81 numri i të vrarëve nga një sulm me bombë në jugperëndim të Pakistanit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në një treg të provincës Baluçistan.
Autoritetet thonë se shumica e viktimave janë shiitë.
Ato po ashtu flasin për më shumë se 160 njerëz të plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi sunit Lashkar-e-Jhangvi.
Shiitët kanë qenë në vazhdimësi shënjestër e grupeve militante, të cilat i shohin ata si jomyslimanë.