UASHINGTON– Presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi homologun e tij italian në detyrë, Xhorxhio Napolitano "një lider të jashtëzakonshëm dhe vizionar". 

''Jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Evropën'', deklaroi Obama në Shtëpinë e Bardhë, ku e përshëndeti Napolitano ''për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm përgjatë presidencës shtatëvjeçare italiane që përfundon në muajin maj. 

Pasardhësi i Napolitanos do të caktohet nga parlamenti që pritet të dalë nga zgjedhjet elektorale të 24-25 shkurtit në Itali. 

Zgjedhjet dhe formimi i një qeverie të re ishin temat kryesore të trajtuara në bisedimet që dy liderët zhvilluan sot në SHBA.