PASSADENA, 15 shkurt 2013 – Asteroidi 2012DA154 me një madhësi sa gjysma e një fushe të futbollit, iu afrua Tokës gjatë orëve të vona të së premtes. Shkencëtarët këtë e kanë quajtur si fluturimi më i afërt i bërë ndonjëherë nga një objekt i një mase të tillë.
Sipas NASA ai fluturoi rreth 27.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës në kohën e qasjes më të afërt. Kjo distancë është shumë larg nga Toka, nën statelitët artificialë, përfshi Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Edhe pse asteroidi 2012DA14 është objekti më i madh ndonjëherë që ka kaluar kaq afër Tokës, shkencëtarët thanë se nuk pati asnjë rrezik për ndikim apo goditje nga asteroid. Vendi ku u afrua më shumë me Tokën ishte Oqeani Indian, ndërkohë që në Britani kalimi i asteroidit u pa nga mijëra njerëz kuriozë me teleskop. Fenomeni i sotëm vjen pas shiut të meteorëve në Rusi që shkaktoi 1000 të plagosur dhe shumë dëme materiale.