BRITANI E MADHE, 15 shkurt 2013– Skandali i mishit të kalit zgjerohet edhe më tej. Atij nuk i ka shpëtuar as Mbretëria e Bashkuar. Ashtu si shumë vende të tjera europiane edhe vendi ishullor ka konfirmuar se kanë pasur në përbërjen e tyre mish kali një sërë produktesh ushqimore të shërbyera në shkolla, pube dhe hotele.
Nga verifikimet e kryera nga autoritetet e Britanisë së Madhe është vërtetuar përdorimi i mishit të kalit në mensat e 47 instituteve shkollore.
Nga ana tjetër rrjeti ushqimor Whitbread ka pranuar publikisht përbërjen e lazanjave dhe hamburgerit me mish kali.