KIEV– Është shembur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një ndërtesë ku ndodhej salla e makinerive në zonën e reaktorit të katërt të centralit bërthamor të Çernobilit, sipas një deklarate të bërë nga një burim i Entit Drejtues të centralit.
Në po të njëjtin reaktor rreth 27 vite më parë ndodhi shpërthimi që shkaktoi incidentin më të rëndë bërthamor në historinë e botës.
Po sipas Entit Drejtues të centralit bërthamor, rrëzimi i mureve dhe të çatisë së ndërtesës ku ndodhej salla e makinerive nuk besohet të ketë asnjë impakt në nivelin e radioaktivitetit të rajonit, që deri tani është i palëvizur në të njëjtat nivele si më parë.
''Rrëzimi i ndërtesës nuk ka efekte mbi nivelin e radioaktivitetit në zonë'', deklaroi një zëdhënës i Entit Drejtues të centralit bërthamor të Çernobilit.