SHBA– Një person ka qëlluar një automjet dhe ka vrarë një fëmijë dhe plagosur rëndë të ëmën dhe një grua të dytë që ndodhej aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur në Okdejl, në shtetin e Minesotës. Të shtënat janë verifikuar papritur, ka deklaruar policia amerikane, e cila ka ndaluar një të dyshuar, një burrë 33 vjeçar.
Autori ka qëlluar shumë herë, por nuk dihet nëse nga plumbat ka persona të tjerë të plagosur.
Pasi hapi zjarr, personi u arratis nga vendi i ngjarjes duke u futur në një park , ndërsa vetëm brenda pak orësh është bërë i mundur dhe arrestimi i tij.
Ngjarja ndodh në një moment kur presidenti Barack Obama pritet të mbajë një fjalim në lidhje me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku sipas analistëve siguria do të jetë një temë kyçe.