Vëllezërit Marjan dhe Hot Doçi janë dy vëllezërit që mbetën të plagosur nga të shtënat në Bardhaj të Shkodrës, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
Bëhet me dije se dy vëllezërit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa kjo është ngjarja e dytë kriminale brenda ditës pas atentatit në Durrës ku mbeti i vdekur një anëtar bande kriminale si Edmond Çekiçi.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.





