Teuta përballet nesër me Partizanin në Elbasan prej orës 16:00. Trajneri Edi Martini, në prag të këtij dueli, ka dalë para mediave dhe ka folur për shumë tematika.
“Partizan i lodhur? Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme dhe ato 30 minutat kur i sheh nga jashtë qëndrojnë, por motivimi i skuadrave i bën të padukshme.
Gjithsesi ne vijmë nga një kualifikim në kupë me Kukësin dhe na ka dhënë moral, kurse Partizani pas eliminimit në kupë. Primar është kampionati për të dyja ekipet dhe jemi në garë për titull. E dimë çfarë ndeshje na pret, mes skuadrave rivale, Përqendrimi është në maksimum për këtë ndeshje dhe shpresoj të ndahemi mirë”.
“Sulmi deciziv? Jam me atë që sulmi, mbrojtja dhe mesfusha janë një. Sulmohet dhe mbrohet me çdo lojtarë. Kanë detyrë të shënojë kushdo. Janë edhe goditjet standarde, janë edhe mesfushorët në lojë. Me rëndësi është të fitojë ekipi dhe ata që luajnë në sulm të punojnë për ekipin në të dyja fazat. Shpresojmë të fitojmë”.





