Federata Spanjolle e Futbollit pritet të marrë një shumë të majme për suksesin e arritur në Kupën e Botës 2026. Suksesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përveç aspektit monetar, i cili është i prekshëm dhe i konsiderueshëm rreth 50 milionë dollarë (44 milionë euro), ka qenë me impakt edhe në sa i përket imazhit të lëvizjes futbollistike iberike. Federata Spanjolle e Futbollit do të përfitojë edhe më shumë nga ky sukses pasi akordet e shumta që kanë kompani të ndryshme kanë klauzola specifike që lidhen me triumfin e ekipit në fushë.Një tjetër plus i madh që sjell ky triumf i Spanjës është edhe prestigji global që një ky sukses i sjell futbollit spanjoll.
Mungesat financiare në arkën e Federatës pas anulimit të finales, kundër Argjentinës si kampione në fuqi e Copa América, tani është një kujtim i largët. Një pjesë delikate e këtij suksesi i takon edhe futbollistëve, të cilët do të marrin rreth 45% të bonusit që përfitoi Federata Spanjolle e Futbollit. Sipas llogaritjeve rreth 19.67 milionë dollarë do t’i shkojë lojtarëve të grumbulluar nga de la Fuente. Sipas llogaritjeve secili prej 26 lojtarëve do të përfitojë 756,000 euro bruto për suksesin e arritur në SHBA Meksikë dhe Kanda 2026.





