Zürich– Fqinjët të shqetësuar nga një erë jo e zakonshme në lagje, që vinte nga një shtëpi në afërsi të tyre, kanë alarmuar policinë, e cila ka zbuluar në Altstette të qytetit të Zürichut një plantacion me kanabis.
Objekti ku janë gjetur bimët kanabis kishte drita të mjaftueshme, burimin e ngrohjes, sistemin e ujitjes dhe ventilimit.
Në përgjithësi, policia tha se ka konfiskuar 2 000 bimë të kanabisit dhe 7.6 kilogramë marijuanë, në vlerë rreth 50 mijë franga.
Policia e Zürichut ka arrestuar një 33-vjeçar zviceran dhe një 34-vjeçar turk.