ANGLI– Procesi gjyqësor ndaj ish ministrit britanik Chris Huhne bëhet gjithnjë e më shumë objekt i vëmendjes së mediave, për vetë deklaratat e dhëna nga gruaja e tij Viky Pryce.

Ish bashkëshortja e ministrit e akuzon të shoqin se e ka detyruar të abortojë kohë më parë, me pretendimin se rrezikohej karriera e tij politike nëse ajo do të lindte në atë kohë.

“Mu vu kundër me çdo forcë, duke më thënë të abortoja për të ndihmuar karrierën e tij, pasi fëmija ishte pengesë”,- ka thënë Pruce në sallën e gjyqit sipas mediave britanike.

Duket se Viky ka vendosur t’i nxjerrë sekretet e jetës bashkëshortore, pasi Huhne e braktisi atë për një femër tjetër.