SHBA – Liridona Bojkaj 14 vjeç dhe motra e saj Mërgimtarja 17 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident fatal në jug të autostradës State Hwy. 259, afër qytetit Kilgore. 

Dy motrat nga Kosova, të cilat banonin me familjen e tyre në Teksas, ishin nxënëse në Kolegjin “Kilgore Independet School Distrct”. 

Ndërkaq, tre pasagjerët e tjerë, në makinë, drejtuesja e automjetit (Honda – SUV prodhim i vitit 2001), Hava Shala 33 vjeç, i afërmi i saj Beni Shala 37 vjeç si dhe vëllai i dy motrave Murteza Bojkaj 19 vjeç, i kanë shpëtuar aksidentit. Ata janë dërguar në spitale për trajtim të mëtejshëm. 

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë, Jean Dark tha se, drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin dhe dhe makina është rrotulluar disa herë në mes të rrugës.