MEKSIKE – Policia e qytetit meksikan të Acapulkos njoftoi përdhunimin e 6 turisteve spanjolle dhe një meksikaneje nga një grup militantësh të armatosur.
Sipas njoftimeve, kriminelët në mëngjes herët më 4 shkurt bastisën shtëpitë pranë plazhit. Viktimat – vajza të moshës 19-25 vjeç – ishin në gjumë, dhe kriminelët, të cilët ishin 10-15 veta, i kapën ato në befasi.